FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama tregon çfarë nuk pëlqen tek Ambasadori Lu

“Me ambasadorin Lu nuk jam gjithmonë dakord çfarë thotë, por jam gjithherë dakord e mirënjohës për çfarë po bën për Shqipërinë”,-kështu është shprehur kreu i qeverisë, Edi Rama për Ambasadorin Amerikan në Tiranë, Donald Lu.

Kreu i qeverisë ka folur pas denoncimeve të njëpasnjëshme që ka adresuar Ambasadori Lu, por Rama tha se jo gjithmonë është dakord në atë që Ambasadori thotë.

Në komunikmit javor në facebook, Rama u shpreh se: “Me ambasadorin amerikan nuk jam dakord me gjithçka çfarë thotë, por jam dakord me gjithçka që bën për Shqipërinë. Do të na bashkohen agjentë të tjerë të FBI kundër krimit të organizuar dhe krimit ekonomik, që do të japin eksperiencën e tyre në Shqipëri. Do të luftojmë me krimin e organizuar dhe krimin ekonomik”,-deklaroi Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pak ditë më parë ambasadori amerikan deklaroi se në Shqipëri veprojnë 4 klane mafioze dhe 20 familje kriminale.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?