“I hodhi benzinë zjarrit”, Rama reagon sërish për Bularatin dhe Kaçifasin
Kryeministri i vendit, Edi Rama u ka kthyer përgjigje të gjithë atyre që e kritikuan dhe akuzuan se dje me deklaratën e tij për gjithë sa ndodhi në varrimin e Kaçifas në Bularat i hodhi benzinë zjarrit. Njëherësh reagon edhe për ata që e shigjetuan se në heshtje pranoi përdhosjen e vendit nga ekstremistët grekë.
Më një shënim në rrjetet sociale, Rama nuk e ka kursyer ironinë në përgjigjen e tij, teksa thotë: “S’ka më mirë se sa i sulmuar nga dy palë qirie Kadrinj që s’i duhen dreqit”.
Postimi i Ramës
Sipas kokave të përndezura të politikës greke e kazanëve të atjeshëm, dje i paskam hedhur benzinë zjarrit, ndërsa sipas Kadrinjve tanë politikë e mediatikë paskam pranuar në heshtje përdhosjen e vendit! S’ka më mirë se sa i sulmuar nga dy palë qirie Kadrinj që s’i duhen dreqit
KOHA JONË SONDAZH

