Rama u përgjigjet prerë banorëve të Unazës së re: Nuk ka asnjë shans

Ndërkohë që banorët e Astirit prej më shumë se dy javësh tashmë në protestë për shembjen e banesave nga punimet te “Unaza e Re” kanë lajmeruar se do të protestojnë sot para Kuvendit, kryeministri Rama ka dhënë edhe njëherë përgjigje të prerë për ta dhe sqarim për shqiptaret: “Nuk ka asnjë shans që paligjshmëria të dëmshpërblehet me taksat tuaja”.

Me një video të postuar në faqen e tij në Facebook, Rama shkruan se tashmë është e qartë situata ligjore në Unazën e Re, duke përsëtitur atë që tha edhe dje publikisht, asnjë dëmshperblim 100% për ata që kanë abuzuar me ligjin.

Postimi i Ramës 

Swiss Digital Desktop Reklama

MIRËMËNGJES ?

Swiss Digital Mobile Reklama

dhe me këtë pasqyrë sqaruese të situatës ligjore në Unazën e Re, ku ndër ata që e quajnë veten në “proces legalizimi”, janë shfaqur edhe një kategori e panjohur më parë e zaptuesve profesionistë të trojeve publike a private, ju siguroj se s’ka asnjë shans që paligjshmëria të dëmshpërblehet me taksat tuaja dhe ju uroj një ditë të mbarë ?

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/2036153506474003/

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?