Rama zhvendos qeverinë dy ditë në Kukës, zbardhet axhenda

Kryeministri i vendit, Edi Rama këtë fundjavë do të mbledhë qeverinë në Kukës. Nga burimet mësohet se kryeministri dhe ministrat do të kenë takime me qytetarët, inspektime në doganë, spitale dhe institucione të tjerë, ndërsa do të ketë një aktivitet edhe për anëtarësimet e reja dhe bashkëqeverisjen.

Në përfundim të mbledhjes kryeministri Rama pritet që të zbardhë edhe vendimet e marra në qarkun e Kukësit.

Axhenda e qeverisë në Kukës
E Premte 26 Tetor

Swiss Digital Desktop Reklama

8:00 Nisja nga Tirana

Swiss Digital Mobile Reklama

11:00 Eventi i 100 fshatrave në Shishtavec

12:30 Dreka në Novoselë

15:00 Inspektim i punimeve për ndërtimin e dy urave nga ARRSH në rrugën Kukës-Morinë

15:30 Inspektim i Pikës Doganore të Morinës – pikë e përbashkët me Kosovën

16:30 E gjithë Vemendja për ju – Anëtarësime të reja – të rinjtë e qarkut (Pallati i Kulturës)

18:00 Festë me të rinjtë (rreth 200 të rinj-të gjithë ministrat dhe zv.ministrat)

19:30 Darka

E Shtunë 27 Tetor
9:00 Vizitë në një shtëpi që do të rindërtohet

10:00 Inspektim i investimeve në Spitalin rajonal të Kukësit, reparti i Mamografise

11:00 Takim me gratë dhe vajzat e Kukësit për nismën e mbylljes së basteve

12:00 Mbledhja e Qeverisë (Pallati i Kulturës-të gjithë)

13:00 Dreka

14:30 Nisja për në Has

15:00 Eventi i Bashkëqeverisjes në Has dhe llogaridhënia në nivel lokal

16:00 Kthim në Tiranë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?