“Ramës i kanë dalë petët e lakrorit”, Basha flet për Llallën dhe PS

Gjatë deklaratës për mediat, kreu i PD-së Lulzim Basha i pyetur nga gazetarët për qëndrimin e PD-së për mandatin e kryeprokurorit Llalla, u tregua i rezervuar por shtoi se PD është pro paketës në drejtësi.

Pyetjet e gazetarëve

Cili do të jetë qëndrimi i PD për mandatin e kryeprokurorit?

Swiss Digital Desktop Reklama

Qëndrimi ynë është zbatimi pikë për pikë i Kushtetues dhe ligjeve dhe çdo hap për të vendosur kthetrat e narko-mafias në organin e prokurorisë, do të jetë përballët me një betejë totale nga ana e opozitës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pra, ju jeni pro Llallës për një tjetër mandat?

Socialistët dhe Rama kanë hallin e Tahirin dhe të tjerëve, ka hallin e petave që i kanë dalë lakrorit dhe nuk ka të mandatit. Në funksion të ndalimit të hetimit për Tahirin ai është gati t’i thotë këmbës dorë dhe dorës këmbë. Ndërsa qëndrimi ynë në këtë rast është respekti i plotë dhe jemi pro paketës në drejtësi dhe nuk do lejojmë presonin e vazhdueshëm të prokurorëve për t’u ndalur hetimet e të paprekshmeve, sidomos të peshqve të mëdhenj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?