Raporti “Doing Business”, Basha: Taksat po shkatërrojnë ekonominë

Pas raportit të Bankës Botërore ”Doing Business 2018”, ku Shqipëria humbi disa vende krahasuar me vitin e shkuar, ka reaguar ashpër Lulzim Basha nëpërmjet një statusi në Facebook. Sipas Bashës, taksat po shkatërrojnë ekonominë vendase duke e bërë Shqipërinë zgjedhjen e fundit për sipërmarrësit që duan të investojnë në Ballkan. Më tej, kreu i PD-së, shton se investitorët e huaj që duan të investojnë në Ballkan por që Shqipërinë e shohin si zgjedhjen e fundit.

Statusi

“Shqipëria humbet 7 vende në vlerësimin e Raportit të Bankës Botërore “Doing Business 2018”. Faktori kryesor i këtij perkeqesimi eshte rritja e taksave dhe detyrimeve, duke humbur plot 28 vende per kete arsye. Raporti shprehet se 37.3% e fitimit shkon per taksa dhe kontribute, nderkohe qe qeveria zvarrit pafundesisht rimbursimin e TVSH-se. Fqinjet tane vazhdojne te kene nje renditje me te mire sesa Shqiperia e cila renditet ne vendin e 65. Maqedonia renditet ne vendin e 11, Kosova ne vendin e 40, Mali i Zi ne vendin e 42, duke treguar perparesi krahasuar me Shqiperine. Edhe kete vit, ashtu si vitin e kaluar, mesazhi eshte shume i qarte: Investitoret e huaj qe duan te investojne ne Ballkan, e shohin Shqiperine si zgjedhjen e fundit. Jane vendet fqinje (Maqedonia, Kosova dhe Mali i Zi) te cilat do te jene me te afta per te thithur investitoret e huaj”, shkruan Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?