FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Reagim urgjent i Berishës: T’i hiqet menjëherë mandati Tahirit

Ish-kryeministri Sali Berisha ka kërkuar heqjen e mandatit të Saimir Tahirit, duke e cilësuar si një emergjencë kushtetuese. Me anë të një postimi në Facebook, thekson se pas shkeljes së vendimit të Kuvendit për të mos dalë jashtë Shqipërisë, Tahirit i duhet hequr menjëherë mandati.

Ja postimi i Berishës:

Heqja e mandatit te Tahirit është emergjencë kushtetuese! Të dashur miq, Saimir Trafiku ka shkelur vendimin e Kuvendit, i cili ndër të tjera nuk e lejontë atë të largohej nga Shqipëria. Këtë vendim të votuar nga Kuvendi, nuk mund ta anulloj asnjë institucion tjetër përveç Kuvendit. Shkelja e vendimeve të Kuvendit përbën shkelje madhore kushtetuese, por për Noriegën dhe Saimir Trafikun jo, pasi Kushtetuta, vendimet e parlamentit janë letër pa vlerë.

Swiss Digital Desktop Reklama

I bëj thirrje parlamentit të mblidhet me urgjence për heqjen e menjëhershme të mandatit të deputetit Saimir Trafiku, ose të vendosë vetëshkrijen e tij! sb

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?