Reagon PD-ja për rastin e deputetit Salianji
Partia Demokratike i kërkon Prokurorisë të hetojë kërcënimet, që sipas saj, dy deputetë të PD, Pjerin Ndreu dhe Paulin Sterkaj kanë bërë sot ndaj deputetit Edvin Salijanji.
Deklarata e plotë e PD-së:
Partia Demokratike dënon me forcë kërcënimin ndaj deputetit Ervin Salianji, që bënë sot në Komisionin e Sigurisë deputeti Partisë Socialiste Pjerin Ndreu, i larguar nga policia në vitin 2004 si i përfshirë në trafik droge dhe deputeti i Partisë Socialiste Paulin Stërkaj, i raportuar nga SHISH zyrtarisht gjatë vetë qeverisjes socialiste, si i lidhur me trafikun e drogës dhe qenieve njerëzore kur ishte në polici.
Partia Demokratike i kërkon Prokurorisë të hetojë këtë kërcënim mafioz e banditesk nga një recidivist i dhunës dhe kërcënimeve në Kuvend si Pjerin Ndreu dhe kolegu i tij Stërkaj.
Ju kërkojmë edhe partnerëve ndërkombëtarë, të monitorojnë këtë rast, e të kuptojnë se krimi i përfaqësuar në Parlament, krimi si zgjedhje e ortakëri e Edi Ramës, nuk mund të jetë zgjidhje për luftën ndaj krimit dhe drogës. Krimi është në pushtet prej Edi Ramës dhe vetëm me largimin e tij, mund të ketë luftë të vërtetë ndaj krimit dhe çlirim nga mafia e bandat.?
Në një reagim të tij, Ndreu thotë se gjatë mbledhjes ka bërë shaka dhe nuk do ta rrahë.
Reagimi i Pjerin Ndreut:
Në lidhje me një konferencë për shtyp të Salianjit të PD-së që gjoja e paskam kërcenu!
E para nuk kam kërcenu askënd, por po bënim shaka me kolegun Sterkaj dhe Salianji menjëherë e merr seriozisht!
E dyta unë e kuptoj se ka deputete delirantë që kërkojnë alibi për ndonjë medalje në politikë dhe mezi presin të bëjnë kastravecin dhe viktimës.
Por të rrinë të qetë se nuk japim kënaqësinë që kërkojnë me ngulm duke provokuar në çdo rast.
Ne do vazhdojmë punën pa u provokuar nga askush duke i lënë këta ekzemplar që stërmundohen të imitojnë dikë e të qurraviten para kamerave me kërcënime që nuk ekzistojnë!
KOHA JONË SONDAZH

