Reforma në Drejtësi/Manjani i kthen përgjigje pyetjeve, për të cilat heshti Calavera
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani përmes një postimi në facebook, i ka kthyer përgjigje disa pyetjeve të një komentuesi për “sukseset” e Reformës në Drejtësi, pyetje të cilave nuk ka denjuar t’u kthejë përgjigje, drejtuesja e ONM-së, Genoveva Ruiz Calavera.
Postimi i plotë
Erind Bushati, të cilin nuk e njoh, ngre disa pyetje themelore për “sukseset” e Reformës në Drejtësi. I ngre këto pyetje per krejt Delegacionin e BE që krenohet me eksperiment- reformën që shpikën në Shqipëri.
Erindi pyet: A u bë ndonjë analizë paraprake rrisku për dështimet eventuale? Si është e mundur që lihet Shqiperia për tre vite pa gjykatë Kushtetuese? A është ky një dështim i madh? Në inkompetencë apo paaftësi?
Lexojeni vetë për më shumë. Por, qartësisht Delegacioni nuk i kthen përgjigje askujt. Nuk i kthen se nuk ka apo se nuk do, njësoj e shëmtuar është. Nejse, ajo që unë mund të them është se realisht Analizë rrisku nuk pati asnjëherë. Reforma solli keto pasoja që shohim për inkompetencë të ekspertizës së huaj dhe për dashakeqësi të ekspertëve shqiptarë që i shërbyen ekskluzivisht Edi Ramës. Këto të fundit të gjithë të paguar nga Fondacioni Soros.
Mbetem i mendimit se kjo reformë është e cekët, e paplotë sepse merret vetëm me njerëzit jo me drejtësinë në sallat e gjyqit.
KOHA JONË SONDAZH

