Reformimi/Akademia e Shkencave kërkon përballje me Ramën
Në kushtet kur Kryetari i Zgjedhur i Akademisë së Shkencave, Gudar Beqiri nuk është dekretuar ende nga Presidenti i Republikës, drejtimin e saje ka marrë në dorë Asambleja.
Pas mbledhjes së zhvilluar më datë 31 tetor përmes një shkrese zyrtare kërkon takim me Kryeministrin Edi Rama për realizimin e një debati konstruktiv mbi reformimin e këtij institucioni ndërsa në një shkresë tjetër i kërkojnë Presidentit të shprehet ose jo për dekretimin e Gudar Beqirit.
[youtube url=”http://www.oranews.tv/vendi/reformimi-i-akademise-se-shkencave-asambleja-shkrese-per-takim-rames/” width=”560″ height=”315″]
Kreu i Shtetit përfaqësohej në këtë mbledhje me shefin e Kabinetit, i cili mori pjesë në diskutimin për reformimin.
Vasil Tole, Sekretar Shkencor i Akademisë: Asambleja i është drejtuar dje me një ftesë zyrtare për takim për zhvillimin e një debati konstruktiv si një lloj modeli bashkëqeverisje me shkencëtarët në këtë fazë përmbyllëse të reformës. Asambleja vendosi që të sqarohet çështja e mbetur pezull në lidhje me emërimin nga institucioni i Presidentit për kryetarin e zgjedhur të saj.
Anëtarët e Asamblesë mbështesin reformimin e institucionit por thonë se i qëndrojnë larg debatit emocional të ditëve të fundit.
Aurela Anastasi, Akademike: Jemi të angazhuar të marrim pjesë aktive në dialogun shkencë-politikë, por kërkojmë që dialogu të mbështeten në Kushtetutë, në parimin e shtetit të së drejtës, në pavarësinë institucionale dhe kodit të etikës. Asambleja e Akademisë së Shkencave duke iu shmangur debatit emocional me epitete dhe metafora, njeh vetëm forcën e argumentit shkencor, logjikës dhe fakteve.
Për akademikun Artan Fuga, Akademia tashmë ka bërë hapa pozitiv pasi po merr në shqyrtim propozimet e do anëtari.
Fuga: Problemi nuk është thjesht i akademikëve, problemi është modeli i institucioneve publike në Shqipëri, i statusit institucional të shkencëtarëve në Shqipëri dhe e treta e politikave se si menaxhohet shkenca dhe kërkimi shkencor në Shqipëri.
Tashmë është ngritur grupi ad hoc për reformimin e Akademisë së Shkencave dhe më datë 16 nëntor do të dalë më një projekt propozim mbi reformimin. Dokumenti do t`i dërgohet Këshillit të Ministrave. Konferencën e Asamblesë e ka ndjekur nga afër edhe drejtori i Kabinetit të Presidentit, ndërsa së shpejti pritet që Kreu i Shtetit të shpreh qëndrimin e tij mbi zgjedhjen e Kryetarit të ri Gudar Beqiri.
KOHA JONË SONDAZH

