FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Refugjatët, Manjani: Nuk është çështje “humanitare”, por poshtërsi politike!

Ish-ministri i Drejtësisë ka vijuar në facebook reagimet lidhur me çështjen e refugjatëve në Shqipëri.

Në statusin e sotëm, Manjani shkruan se Rama i do refugjatët këtu për të blerë heshtjen e Europës ndaj keqqeverisjes, për të fshehur trafikun e drogës dhe për të fuqizuar krimin e organizuar me te cilin ka vendosur të sundojë.

Më tej ish-ministri thotë sjellja e refugjatë nuk është çështje “humanitare”, por poshtërsi politike!

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i Manjanit

Swiss Digital Mobile Reklama

Nuk është çështje “humanitare”, por poshtërsi politike!
—————-
Edi Rama i do refugjatët këtu për të blerë heshtjen e Europës ndaj keqqeverisjes!

I do refugjatët për të fshehur trafikun e drogës dhe për të fuqizuar krimin e organizuar me te cilin ka vendosur të sundojë!

I do refugjatët, jo për ti trajtuar njerëzisht, por si lëndë e parë për trafikantët! Ata do ti çojnë me skaf në Itali. Kot fryhen Italianët! Nëse do lejojnë Ramën të bëjë kamp në Shqipëri, duhet ti llogarisin ato refugjatë si në territorin Italian!

I do refugjatët që ti faturojë ushqimin e tyre Europës, paret e të cilës do ti “administrojë” në tepsinë e vet!

I do refugjatët për të bërë teatër me humanizmin, ndërkohë do shkatërrojë pa mëshirë Teatrin Kombëtar!

I do refugjatët si krye skandal për të fshehur skandalet e përditshme të keqqeverisjes së tij, më të keqen që kemi që nga koha e komunizmit!

I do refugjatët për të bërë sa më të pajetueshëm Shqipërinë, prej Shqiptarëve! Imgjinoni edhe njehere popullsia e Tiranës e shtuar me refugjatë!!! Politikë e pastër shfarosëse!

Nuk i do refugjatët për të hapur negociatat, por për të bërë të harrohet moshapja e tyre!

I do negociatat, jo për të qenë solidar me Europën, por për të ngjarë gjithnjë e më shumë si miza që rri në bythë të kalit dhe shet pordhë se po tërheq karrocën!! (Seksioni shqip i DW na e cpifi me këtë gjë)

Shitja e kësaj çështje si “humanitare” për të prekur në tela emocionet e njerëzve, është poshtërsi Kombëtare! Ata që e bëjnë janë të poshtër!

Ata refugjatë nuk duan Shqipërinë , por Gjermaninë dhe BE! Ndaj ti trajtojnë ata e jo ne!

Më çudit HESHTJA e OPOZITËS!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?