Rezolutë me 8 pika. Çfarë u vendos në Konventën e LSI-së për aleancat

Konventa Kombëtare e LSI-së, miratoi një rezolutë me 8 pika. Një ka pikat kryesore të kësaj rezulote, është se nuk do të pranohet asnjë aleancë me grupe apo individë që kanë probleme me drejtëinë. LSI-ja e konsideron si të pamundur bashkëpunimin me Rilindjen. Përmes rezolutës, LSI-ja tregon se mbështet heqjen e plotë të imunitetit për çdo zyrtar, ndërsa mbështet çdo prokuror apo oficer të policisë gjyqësore, që në bazë të ligjit kërkon hetimin e zyrtarëve të lartë.

Rezoluta e plotë e miratuar në Konventën e LSI

1. Mandatojmë Kryetarin e Partisë, Grupin Parlamentar dhe Kryesinë e LSI, që të jenë në krye të betejës për dekriminalizimin e politikës, të luftës së hapur ndaj krimit të organizuar dhe trafikut të drogës.

Swiss Digital Desktop Reklama

2. Nuk do të pranohet asnjë aleancë me grupe apo individë në politikë, që kanë probleme me drejtësinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

3. Mbështesim plotësisht Kryetarin e Partisë dhe forumet drejtuese të LSI, që të drejtojnë Partinë në bashkëpunimin politik me parti, aktorë të shoqërisë civile e faktorë të tjerë politikë e shoqëror të të gjitha niveleve, që janë të gatshëm për një opozitë të qartë e pa kompromis kundër qeverisë së Rilindjes. Bashkimi bën fuqinë!

4. Aleancat anti krim dhe antidrogë nuk mund të pengohen kurrsesi nga asnjë ndasi ideologjike. Vendimarrja politike e Kryetarit, e KDK dhe e Kryesisë të përshtatet në varësi të zhvillimeve konkrete politike në vend, por në asnjë rast të mos pranohet asnjë marrëveshje apo kompromis me bashkëpunëtorët e krimit të organizuar dhe drogës.

5. Kanabizimi i vendit dhe vendosja e Shqipërisë në hartën e trafiqeve më të rrezikshme ndërkombëtare të drogës është projekti më kriminal me të cilin Rilindja nxiu e damkosi vendin. Konventa e denoncon një zëri këtë projekt si anti kombëtar, rrënues dhe të pa pranueshëm.

6. LSI e ka propozuar dhe mbështet fort dhe pa asnjë hezitim heqjen e plotë të imunitetit për çdo zyrtar të shtetit! Të gjithë duhet të jenë të barabartë para ligjit!

7. LSI do të mbështesë çdo prokuror, oficer të policisë gjyqësore apo gjykatës, që në bazë të ligjit kërkon të hetojë politikanë të cilitdo subjekt e grupim politik qofshin në maxhorancë apo opozitë.

8. LSI e konsideron bashkëpunimin me Rilindjen si të pa mundur. Ai është një grup në funksion të interesave të krimit e drogës, të provuara këto gjerësisht. Bashkëpunim me socialistët e thjeshtë, por jo me rilindjen.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?