FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rikandidimi për kreun e KQZ? Lefterije Luzi: Ka akoma kohë deri më 30 shtator

Lefterie Luzit i kanë mbetur edhe pak ditë nga përfundimi i mandatit në krye të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Por në një intervistë për News24, Luzi le të hapur mundësinë për rikandidimin e saj. Ajo thotë se ka ende kohë deri më 30 shtator.

“Mesa di unë Parlamenti ka hapur vakancën dhe ka akoma kohe deri në 30 shtator për të parë nëse do te jep apo jo kandidate si kryetare e KQZ”, tha ajo.

30 shtatori është afati i fundit dhe zonjës Luzi i duhet të vendosë për një mandat të ri në krye të KQZ-së, por deri atëherë, angazhimi i saj në krye të këtij institucioni vijon. Deri në 2017 ajo do të jetë presidente e Shoqatës së Trupave Zgjedhore europiane, e cila zhvilloi një konferencë tri ditore në vendin tonë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në tri ditët e punimeve të konferencës, të ftuar ishin edhe politikanë dhe përfaqësues te partive politike, të cilët këtë vit përballen me sfidën e hartimit të reformës zgjedhore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës së Kosovës u bë anëtari i 25-të i organizatës, falë mbështetjes edhe të simotrës së saj në Shqipëri, ndërkohë u lançua organizata “Gratë në Menaxhimin Zgjedhor”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?