Rikthehet emisioni “Të Paekspozuarit” nga gazetari Ylli Rakipi. Ja ku do të mund ta ndiqni

Emisioni “Të Paekspozuarit” nga gazetari Ylli Rakipi, do të rikthehet së shpejti në ekranin e MCN TV.

“Të Paekspozuarit”, është një format televiziv me fokus në gazetarinë investigative dhe temat e aktualitetit politik.

Që prej vitit 2015, në këtë emision, janë publikuar investigime të disa prej aferave korruptive më tronditëse, duke i shërbyer interesit të gjerë publik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Emisioni do të vijojë me të njëjtin format, me investigime, intervista ekskluzive, analiza dhe komente nga gazetarët dhe opinionistët më të njohur në vend dhe do të transmetohet dy herë në javë, çdo të hënë dhe të enjte, në orën 20:45.

Swiss Digital Mobile Reklama

MCN TV mund të ndiqet në: Tokësor – kanali 38, Satelitor – kanali 48, në platformat Tibo, Albtv, Abcom, Ipko, në aplikacionin “KLANI IM”, si edhe në rrjetet sociale.

Na ndiqni së shpejti, me shumë surpriza!

Rikthehet emisioni “Të Paekspozuarit” nga Ylli Rakipi, së shpejti në MCN TV

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?