Rikthimi i vizave? Policia holandeze zbarkon në Tiranë

Rikthimi i vizave me Hollandën, mbetet ende një temë e zjarrtë në politikë, e kjo kur prej ditësh zyrtarë të lartë të Rotterdamit dhe më në veçanti krerë të lartë të policisë holandeze kanë zbarkuar në Tiranë.

Zyrtarisht, siç është njoftuar edhe nga ambasada holandeze në Tiranë, vizita e zyrtarëve të lartë vjen në kuadër të rritjes së bashkëpunimit mes dy vendeve me fokusin kryesor luftën kundër trafikut, emigracionit dhe krimit të organizuar

“Një delegacion i lartë, ndryshe i njohur si Trekëndëshi i Roterdamit për Rendin Publik dhe Sigurinë, i kryesuar nga kryetari i bashkisë së Roterdamit, Ahmed Aboutaleb, do të vijë për një vizitë zyrtare në Shqipëri, nga data 2 deri më 6 nëntor 2017. Drejtori i Policisë së Roterdamit, Frank Paauë, kryeprokurori i Roterdamit Marc van Nimëegen, drejtori i Aviacionit në Xhandarmërinë Mbretërore, në Ministrinë e Mbrojtjes Brig.Gen, Pieter Simpelaar do të jenë gjithashtu pjesëtarë të këtij delegacioni”. thuhet në njoftimin e ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo vizitë e zyrtarëve të lartë, rihap edhe një herë çështjen e gritur gjatë verës, ku një raport i Policisë së Amsterdamit, i kërkonte qeverisë holandeze rivendosjen e vizave me Shqipërinë, në mënyrë që të frenohet rritja e kriminalitetit nga shqiptarët.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dje, delegacioni holandez zhvilloi një takim në Akademinë e Policisë me autoritetet shqiptare, por dhe organizata joqeveritare që operojnë në fushën e sigurisë dhe luftës ndaj krimit të organizuar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?