FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Robert Aliaj debat me Laert Vasilin: Nuk paguhem për t’i lëpirë by*en miletit”

Në studion e emisionit “Opinion” ka pasur një debat të fortë mes aktorit Laert Vasili dhe artistit të njohur Robert Aliaj.

Laert Vasili,  i njohur për qëndrimet e tij pro PS dhe sidomos për shembjen e Teatrit Kombëtar, është shprehur se e ka shfrytëzuar të drejtën e votës gjithmonë, por ka ndërhyrë Robert Aliaj duke i thënë se kjo që ka bërë është estradë.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Vasilit që është shprehur se estradë është ajo që bën Aliaj duke marrë çeqe të larta, ndërsa ky i fudnit i revoltuar tha se nuk është paguar asnjëherë për t’i lëpirë by**thën miletit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pjesë nga debati:

Swiss Digital Mobile Reklama

Vasili: Bashkë me prindërit e mi kemi udhëtuar nga Athina për të kryer detyrimin qytetar dhe kemi votuar.

Aliaj: Kjo është estrada, se tani estrada është modernizuar. Nuk e kanë më të shkretët humoristë estradën, jua morën.

Vasili: Estrada është ajo që bën ti në juri të ndryshme ku paguhesh me çeqe shumë të larta dhe tani u jep mend shqiptarëve.

Aliaj: Unë nuk paguhem për t’i lëpirë by**ën miletit, por paguhem për atë që them unë, dhe kjo është forca ime

Vasili: Kjo është gjuhë prej rrugaçi.

Aliaj: Unë nuk jam përdorur ndonjëherë në politikë. Jam angazhuar për të bërë art politik. Secili ka të drejtë të zgjedhë. Unë nuk bëj dot foto në këmbim të një ryshfeti. Kjo më bën mua të mendoj që një artist të futet në politikë dhe të shërbejë është gjë e tmerrshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?