Rruga e Kombit, Rama: Kompania do të përgjigjet me shërbim perfekt

Kreu i qeverisë, Edi Rama së bashku me ministrin e Infrastrukturës, Damian Gjiknuri, kanë zhvilluar një inspektim në Rrugën e Kombit. Rama u shpreh se finalizimi i kësaj vepre është mjaft i rëndësishëm si edhe akuzoi qeverinë e kaluar.

Lidhur me pagesën e tarifës për Rrugën e Kombit, kryeministri tha se nuk ka pakënaqësi dhe të gjithë e mirëkuptojnë, pasi kompania private do të rrisë parametrat e sigurisë.

”Kjo histori dihet, ku u propaganduan gjëra që nuk u bënë, mbetën borxhet dhe kilometrat pa u bërë, finalizimi i kësaj vepre është i rëndësishëm, pasi këtu krijoheshin aksidente. Paralelisht me investimet të kemi sistemin e sigurisë nga pagesa e rrugës. Këtu nuk ka asnjë ndjejë pakënaqësi ka mirëkuptim, të gjithë kontribuojnë. Këtij kontributi qeveria dhe kompania ti përgjigjet me shërbim perfekt në të gjithë autostradën. Kryesorja është që të mbarojnë veprat e mëdha”,-tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministri Gjiknuri tha se është ndërhyrë edhe në rikonstruksionin e tunelit në sistemin kundër zjarrit, ajrimin, por edhe kamerave.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?