Ruçi, Atit të Shenjtë: Mirënjohje në emër të të gjithë shqiptarëve

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, në krye të delegacionit të përfaqësuesve të popullit shqiptar mori pjesë në Udiencën që mbajti Papa Francesku me rastin e vitit mbarëkombëtar të Gjergj Kastrioti Skënderbeut.

Në Udiencë morën pjesë personalitete të larta shtetërore nga Shqipëria, përfaqësues të komuniteteve fetare, personalitete të artit, kulturës e medias si edhe përfaqësues të arbëreshëve dhe komuniteteve të diasporës shqiptare nga SHBA dhe vende të tjera.

“Në harkun kohor të katër viteve të fundit, ju i jeni dedikuar tri herë vendit tim Shqipërisë”,- iu drejtua Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi , Atit të Shenjtë Papa Francescut. Në vitin 2014 vizituat Shqipërinë dhe takuat nga afër popullin shqiptar. Në vitin 2016 shenjtëruat Shën nënë Terezën e Kalkutës dhe të Shqipërisë. Dhe tani po prisni përfaqësuesit e popullit shqiptar me rastin e 550 vjetorit të Skënderbeut, mbrojtësit te krishterimit dhe Atletit të Krishtit. J’u shpreh mirënjohjen e të gjithë shqiptarëve.”

Swiss Digital Desktop Reklama

“Për mua vizita në Shqipëri është e paharrueshme”,- iu drejtua Kryetarit Ruçi Ati i Shenjtë. “Klima e respektit dhe besimit të ndërsjellët ndërmjet katolikëve, ortodoksëve e myslimanëve është një pasuri e çmueshme për vendin”-ju drejtua Ati i Shenjte te pranishmeve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?