Rusia i vendos kushte Ukrainës: Ndalim luftimet nëse njihni Krimenë, Luhanksun dhe Donjetskun si shtete të pavarura
Kremlini kërkon që Ukraina të njohë Krimenë si krahinë ruse.
Rusia ka thënë se mund të ndalojë operacionet në “çdo moment” nëse Ukraina përmbush kushtet ruse.
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov thotë se Ukraina duhet të njohë Krimenë si zonë ruse dhe Donetskun e Luhanskun si shtete të pavarura.
Përveç kësaj, Peskov thotë se Ukraina duhet të ndryshojë kushtetutën e saj dhe të refuzojë pretendimet për të hyrë në çdo bllok (si NATO, për shembull).
Ai shton se Rusia do të përfundojë “çmilitarizimin” e Ukrainës dhe nëse plotësohen këto kushte, veprimet ushtarake ruse “do të ndalen në një moment”.
Zëdhënësi i Kremlinit këmbëngul se Rusia nuk po kërkon të bëjë pretendime të mëtejshme territoriale ndaj Ukrainës.
Rusia pushtoi dhe aneksoi Krimenë në mars 2014 dhe javë më vonë hodhi mbështetjen e saj pas separatistëve pro-rusë në rajonet lindore të Ukrainës Donetsk dhe Luhansk.
KOHA JONË SONDAZH

