Sajmir Tahiri materiale drithëruese në “Zeri i Popullit” për politikanët
Sot u njoftua se ish-ministri Tahiri ka blerë emrin e gazetës historike të Partisë së Punës dhe PS, gazetën “Zeri i Popullit”. Dikur organ zyrtar i Partisë Socialiste, me ardhjen e Ramës në pushtet gazeta u konsiderua si një formë komunikimi tashmë e tejkaluar dhe u mbyll. Saimir Tahiri deri në momentin e largimit nga PS ishte kreu i degës më të madhe, asaj të Tiranës. Tashmë “Zëri i Popullit”, ndonëse në formën e një mediumi private, do të jetë portali i publikimit të materialeve drithëruese, thotë një nga gazetarët, kandidat për kryeredaktor.
Data zyrtare e regjistrimit ka qenë 13 shtatori 2018. Sajmir Tahiri deklaron se vlera e kapitalit është 100 mijë lekë të reja dhe ai është i vetmi pronar. Në objektin e aktivitetit të tij saktësohet “Media elektronike dhe e shkruar”. Mësohet se Sajmir Tahiri ka një galeri me dokumenta, video, usb, etj të cilat janë një “minierë” që pritet të dalë në dritë së shpejti.
Një burim nga prokuroria e krimeve të rënda tregon, në konfidencë, se pritet që dosja hetimore ndaj Tahirit të mbyllet për Vit të Ri duke marrë pafajsinë.
KOHA JONË SONDAZH

