Sali Berisha thirrje bordeve të monitorimit të çmimeve: Hiqni dorë nga veprimtaria juaj!

Ish-kryeministri Sali Berisha ka kërkuar sërish sot ndërprerjen e aktivitetit të bordeve të monitorimit, të cilët i konsideroi shushunja të vjedhjes së Ramës. Berisha iu kërkoi sot anëtarëve të tyre, të dorëhiqen.

Bordet antikushtetuese janë shndërruar në megashushunjat e Ramës që po vjedhin çdo ditë qytetarët shqiptarë. Çmimi i naftës dje në Maqedoni ishte 1850 lekë, kundrejt 2450 lekëve në Shqipëri. Çmim i tillë nafte ekziston vetëm në çifligun e Ramës, që shpiku këtë mekanizëm duke dhunuar kushtetutën, për të plaçkitur qytetarët bashkë me klientelën e tij. Të dhënat e politikave të Ramës ndaj shqiptarëve janë tepër alarmante. Asnjë vend s’mund të ketë borde që kontrollojnë tregun për llogari të qeverisë.

Bordet u ngritën me qëllimin e vetëm për të diktuar wmime stratosferike. Kërkoj ndërprerjen e veprimtarisë së tyre, u bëj thirrje anëtarëve të bordit të japin dorëheqjen”, tha Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?