Salianji thirrje mazhorancës në Kuvend: Shpejtojeni Vetingun në politikë
“Kërkojmë që të përshpejtohet sa më shpejt Vetingu politik dhe jo të shtyhet në pafundësi me lloj lloj marifetesh!” – Kjo është kërkesa që ka paraqitur sot deputeti demokrat Ervin Salianji, si përfaqësues i opozitës në Këshillin e Legjislacionit, në dëgjesën e organizuar nga Kuvendi për nismën e opozitës për vetingun në politikë.
Më tej ai u shpreh se akuzat e opozitës dita ditës po provohen me fakte duke nxjerrë zbuluar lidhjet e disa prej politikanëve të PS me kriminelë.
“Nuk besoj se në 5 vite ato që kemi thënë ne, po dalin qartazi persona të lidhur me krimin. Ne kërkojmë që të bëhet kontrolli i pasurisë së politikanëve. Nuk ka më pse politikanët të jenë të privilegjuar në shoqëri. Nuk mund ta shtyjmë në pafundësi një proces të tillë. Situata është dramatike sot kur politikanët janë të lidhur me krimin. Tenderat, koncesionet, PPP, i jepen vetëm një pjese. Vullneti i PD është vullneti i çdo qytetari. Duam paketën antimafia, duam dekriminalizimin e zgjedhjeve. S’duam më teatër për qytetarët, për ta zgjatur sa më shumë miratimin e vettingut të politikanëve. Çdo qytetar po e sheh me zë e figurë se si po faktohen akuzat tona,” tha Salianji.
Më pas deputeti i PD është larguar nga salla.
https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/496147047532580/?t=0
KOHA JONË SONDAZH

