Salvador Kaçaj tërhiqet nga kandidimi, tregon arsyet

Një ditë më parë u përhap lajmi se kandidati i Bindjes Demokratike u tërhoq nga gara për Kryebashkiak të Lezhës në zgjedhjet e 30 qershorit.

Ai quhet Salvador Kaçaj dhe është një emër i njohur për shkak të së shkuarës së tij si në botën e sportit, por edhe angazhimit politik në Partinë Demokratike.

Ai ka qenë i ftuar në studion e Top Talk, ku ka dhënë edhe argumentet e tij për këtë lëvizje të papritur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë intervistës ai ka mohuar të ketë pasur presion nga Partia Demokratike, apo persona të tjerë për t’u tërhequr, duke shpjeguar se vendimi i tij ka ardhur vetëm pas një testi që ka bërë në Lezhë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Është një vendim i marrë pasi bëra një test në Lezhë. Testova si është situata në një rast të mosmarrjes pjesë të PD në zgjedhje. Pashë që ky sistem nuk do të funksionojë, e demokratët e Lezhës nuk do të marrin pjesë në zgjedhje. Do të jetë një votim, apo një pjesëmarrje një partiake, që nuk është e rregullt as moralisht e as politikisht. Jam mësuar të bëj gjithmonë gara reale, për mendimin tim kjo është një garë farsë”, tha Salvador Kaçaj.

Më tej ai shton, se është propozuar nga Patozi dhe e pranoi, por pas konsultimeve kuptoi se do të jetë një garë farsë.

Por Kaçaj shton se ka qenë edhe në planet e Partisë Demokratike që ai të ishte një kandidat, duke u propozuar në muajin tetor bashkë me të tjerë nga baza si kandidat potencial për Bashkinë Lezhë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?