Sërish Kumbaro nuk flet, Vokshi: Turp, të japë llogari (FOTO)

Kaosi dhe tensioni në mbledhjen e Komisionit të Medias, u shua kur Erion Veliaj doli jashtë pas presionit të deputetëve të opozitës. Por menjëherë pas tij, iku edhe ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro.

Ajo ishte e ftuar në Komisionin e Kulturës dhe Medias për projektligjin që është përgatitur për tjetërsimin e pronës në Teatrin Kombëtar për kompaninë Fusha, që në këmbim të truallit merr përsipër të ndërtojë një teatër të ri.

Pas ikjes së Ministres Kumbaro, kryetarja e Komisionit, deputetja e PD-së Albana Vokshi e ka dënuar si akt, duke thënë se Kumbaro duhet të japë llogari. Duhet thënë se ministrja Kumbaro, ende nuk ka folur për kërkesën e opozitës lidhur me projektligjin.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Dënoj me forcë bojkotin e maxhorancës, largimin e ministres së thirrur për të dhënë llogari për një krim të tillë. Narkokryetari i Bashkisë nuk mund të dhunojë opozitën dhe dështoi për ta bërë këtë”,-tha Vokshi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?