SHBA e barazlarguar në kritika, kurse Franca pro Serbisë

Pala amerikane është e barazlarguar mes Serbisë dhe Kosovës në këtë përplasje. Blinken deklaroi se “Presidenti Vuçiq dhe Qeveria e Serbisë duhet ta ulin statusin e sigurisë së Forcave të Armatosura Serbe dhe t’u bëjnë thirrje serbëve të Kosovës që ta ndalojnë sfidimin e KFOR-it dhe të përmbahen nga dhuna e mëtejshme”. Kjo deklaratë është publikuar në ueb-faqen e Departamentit amerikan të Shtetit.

Ndërsa Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se autoritetet e Kosovës “mbajnë përgjegjësi për trazirat, të cilat janë rritur ndjeshëm” në veri të Kosovës, prej se kryetarët e rinj shqiptarë kanë marrë detyrën në komunat me shumicë serbe.

Macron i bëri komentet në një konferencë për sigurinë në Bratisllavë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?