Shehu: Bizneset e dëmtuara, në Dropull dëmi 1 mld lekë

Jo vetëm qeveria por edhe opozita ka zbritur në terren, pas përmbytjeve në vend. Deputeti i PD-së, Tritan Shehu prej dy ditësh nodhet në Gjirokastër, një nga zonat më të dëmtuara nga përmbytjet. Shehu kërkon që Bashkia dhe qeveria të ndihmojnë qytetarët me ndihmë financiare.

“Do të kërkojmë që Këshilli Bashkiak i Gjirokastrës të miratojë mbështetje financiare për aktivitete të tillë ekonomike të dëmtuara rëndë nga përmbytjet. Ndryshe pasojat do të jenë shkatërruese jo vetëm për ato biznese, por edhe për ekonominë në agoni të Qarkut Gjirokastrës”, tha Shehu.

Deputeti i PD vizitoi edhe Bashkinë e Dropollit, ku situata është problematike. “Janë shembur 5 ura dhe dëmtuar kilometra rrugë që kanë izoluar tërësisht rreth 400 familje të asaj zone. I vetmi komunikim i mbetur për ata është ai me Greqinë. Dëmi llogaritet në rreth 1 Miliardë lekë të vjetra”, tha Shehu.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tritan Shehu pati një takim edhe me mjekët e spitalit të Gjirokastrës, të cilët i falenderoi për gatishmërinë e treguar, pavarësisht problematikës së sistemit shëndetësor në qarkun e Gjirokastrës.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ndërprerja e lidhjeve të Gjirokastrës me Tepelenën e Përmetin nxorri në pah situatën e degraduar të spitaleve të dy bashkive të tjera. Po kështu ndërprerja e lidhjeve me periferitë e bashkive tregoi gjendjen shumë të rëndë të qendrave shëndetësore në të gjithë Qarkun”-tha deputeti Shehu.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?