”Sherr” në Komisionin e Ligjeve: Korridoreve sillet një i inkriminuar
Edhe këtë të mërkurë, deputetët e Partisë Demokratike në shenjë proteste kanë bojkotuar Komisionin e Ligjeve. Ky qëndrim vjen ndaj mbrojtjes që sipas PD-së, PS-ja është duke i bëri deputetit Saimir Tahiri.
Gent Strazimi, deputet i PD-së deklaroi para daljes nga mbledhja se: “Ky është tempull për njerëzit e ndershëm, nuk është strehë për të kërkuarit e drejtësisë. Ju po mbroni mafian në kurriz të shtetit. Korriddoreve të Kuvendit sillet një i inkriminuar”,-tha ai duke nënkuptuar Tahirin.
Deputeti socialist Bashkim Fino e vërejti me ironi sjelljen e Strazimit:”Ishte më mirë Halimi dje, e uli sot nivelin Strazimiri”, tha ai.
KOHA JONË SONDAZH

