Shkarkimi i Zgurit, tërhiqet Rama: Dialog me PD

Shkarkimi i Klement Zgurit nga kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, nuk do të futet në shqyrtim për diskutim në Kuvend. Kryeministri Edi Rama është tërhequr nga shkarkimi i Zgurit dhe ka kërkuar nisjen e dialogut me opozitën për zgjidhjen e ngërçit.

“Marrëveshja e 17 majit krijoi atë konfiguracion në KQZ, është marrëveshja që e vuri Zgurin kryetar dhe nëse marrëveshja ka vdekur, Zguri është dëshmor i parë i vetë marrëveshjes. Por e përsëris këtu. Ajo që unë thash që ishte mospërdorimi i shumicës për t’i dhënë fund këtij debati sikur e bëtë ju kur ishin në shumicë me KQZ. Ju mund të qëndroni në pozicionin tuaj, ne në tonin. Propozimi im ishte që të mos futet në kalendarin e Kuvendit. Nuk kemi se cfarë diskutojmë më, nuk është sot për të debatuar” deklaroi Rama.

Basha vlerësoi si të drejtë heqjen nga kalendari të çështjes së shkarkimit të kryetarit të KQZ, ndërsa shtoi se asnjë marrëveshje nuk mund t’i mbivendoset ligjit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Marrëveshja ka vdekur. E vratë ju! Ishte për zgjedhje të lira e të ndershme. Kërkesa duhet hequr nga kalendari dhe nga programi. Asnjë marrëveshje nuk mund t’i mbivendoset ligjit. Heqja nga kalendari sot është vendimi i duhur. Jam dakord, të mos e vazhdojmë këtë debat dhe të zbresim në terren” deklaroi Basha.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?