Shkodra prej më shumë se një muaji nën ujë, Bashkia insiston në shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore

Kryeministri Edi Rama viziton sot Shkodrën, ndërkohë që kryeqendra e veriut ndodhet prej më shumë se një muaji nën ujë. Pra, janë bërë plot 41 ditë që shumë zona të Shkodrës ndodhen nën ujë.

Duke parë këtë situatë problematike, Bashkia e Shkodrës vijon t’i bëjë thirrje qeverisë të shpallë gjendjen e fatkeqësisë natyrore në dy njësi administrative, Dajç dhe Ana e Malit, pasi në të 41-ën ditë vazhdon të rëndohet situata prej vërshimit të ujërave dhe ngricave.

Pavarësisht se ka rënë deri në 15 cm niveli i ujërave, “vazhdon e përkeqësuar situata nga përmbytjet në zonën e Livadheve, – njoftoi bashkia sot. – Si pasojë e përmbytjeve, rreth 200 shtëpi kanë prezencë uji në oborre, 5 familje kanë prezencë uji në banesa dhe 2 familje tek zona e ish-Zukthave”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bashkia e Shkodrës në kushtet e ndodhura, në referencë të ligjit Nr.45/2019 “Për Mbrojtjen Civile ” kërkon shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore për njesitë administrative Ana e Malit dhe Dajç.

Swiss Digital Mobile Reklama

Po ashtu kërkon që nga Drejtoria e Ujitjes Lezhë të pastrohet Përroi i kufirit Muriqan në njesinë Ana e Malit.

Situata e përmbytjeve në territorin e Bashkisë Shkodër, datë 16.02.2021

Nga monitorimi periodik në terren ditën e sotme datë 16.02.2021, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:

Hidrometri në Dajç në orën 08.30, shënon kuotën 6.52 m.(Kuota max 6.30 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme, kemi rënie të nivelit të ujit me 8cm.

Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.30, shënon kuotën 8.96 m.(Kuota max 8.70 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme, kemi rënie të nivelit të ujit me 14cm.

Hidrometri i lumit Drin në orën 08.30, shënon kuotën 6.90 m. (Kuota max 7.50 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme, kemi rënie të nivelit të ujit me 5cm.

Bashkia Shkodër

Sipërfaqe totale e përmbytur 4390 Ha

1. Tokë e pakultivuar 840 Ha

2. Foragjere të dyta, jonxhe 3270 Ha

3. Grurë 155 Ha

4. Bimë Dekorative 87 Ha

5. Pemtore 35 Ha

6. Serra 3 Ha

Nj.A. Ana e Malit

1. Rruga e Obotit është e bllokuar. Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 90 cm (kalohet vetëm me varka).

2. Në fshatin Obot ka prezencë uji në oborre 140cm.

3. Ujësjellësi Oblika 1,si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit.

4. UKSH Vazhdon të furnizojë me ujë të pishëm banorët e fshatit Oblikë

5. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1200 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan, Oblikë, Velinaj, Shtuf.

• Tokë e pakultivuar 220 Ha

• Foragjere të dyta, jonxhe 910 Ha

• Grurë 35 Ha

• Pemtore 25 Ha

• Bimë dekorative 7 Ha

• Serra 3 Ha

6. Shtëpi të përmbytura 2.

7.106 shtëpi kanë prezencë uji në oborre( fshati Obot)

8. Në disa toka bujqësore niveli i ujit arrin në 2 – 2.5m.

9. Ujesjellësi Oblika 2 i bllokuar nga uji ( jashte funksioni)..

10. Shumë garazhe e stalla bagëtish janë të përmbytura në fshatin Obot.

11. Makina e Ushtrise në gatishmeri tek rruga e Obotit.

12. Varkat e ushtrise F.A reparti BMR Tirane janë në gatishmeri (sipas nevojave) tek ura Sadiçit (fshati Obot).

Nj.A Dajç

1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1700 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatrat Mushan, Shirq, Suka-Dajç, Belaj, Rrushkull, Samrish i Ri, Darragjat, Pentar-zona fushore), nga të cilat:

• Tokë e pakultivuar 340 Ha

• Foragjere të dyta, jonxhe 1200 Ha

• Grurë 80 Ha

• Bimë dekorative 80 Ha

2. Rruga që lidh fshatrat Shirq- Darrgjat është e bllokuar. Ka prezencë uji rreth 140 cm.

3. Shtëpi të përmbytura 9

4. 120 shtëpi kanë prezencë uji në oborre.

5. Në disa toka bujqësore niveli i ujit arrin në 2 m.

6. Rruga në lagjen Mazia-fshati Suka Dajç është e pakalueshme me mjete të ulta.

7. Është e pakalueshme me mjete të ulta rruga Belaj- Pentar. kalohet vetëm me mjete të larta të ushtrisë..

8. Makina e Ushtrisë në gatishmëri tek Dispeçeri Mushan.

Nj.A.Velipojë

1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 200 Ha.Kryesisht fshatrat Baks i Ri, Luarz. Ças, Reç i Ri.

• Tokë e pakultivuar 50 Ha

• Foragjere të dyta, jonxhe 150 Ha

2. Në 4 shtëpi kanë prezencë uji në oborre.

3. Rruga nacionale është e bllokuar nga bora dhe akulli nga Baksi i Ri deri në Plazh

Nj. A. Guri i Zi

Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.

Nj.A.Bërdicë

1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 700 Ha, konkretisht në fshtrat Trush, Bërdice e Madhe, Bërdicë e Mesme, Bërdicë e Sipërme.

• Të pakultivuara 80 Ha

• Foragjere të dyta, jonxhe 580 Ha

• Grurë 40 Ha

2.Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.

3. 5 Shtëpi janë të rrethuara nga uji ( kryesisht në fshatin Trush).

4. Ka prezencë uji në lagjet Maksuti, Qokthi.

Nj.A.Rrethina

1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 590 Ha, në fshatrat Zues (tokat në fushen e Oblikës), Shtoj i Vjeter, Shtoj i Ri dhe Dobraç

• Tokë e pakultivuar 150 Ha

• Foragjere të dyta, jonxhe 430 Ha

• Pemtore 10 Ha

2. 60 shtëpi kanë prezencë uji në oborre.

Lagje Nr.1

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?