Shpifja, Balla padit Salianjin: Kërkoj 1 mln lekë dëmshpërblim

Pas akuzave të deputetit të PD-së Ervin Salianji për lidhje me trafikantit Edmond Bego, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla e ka paditur në gjykatë. Balla ka kërkuar 1 mln lekë si dëmshpërblim. Nga ana tjetër deputeti i PS-së, ka paralajmëruar se nesër e ka rradhës deputeti i PD-së, Luçiano Boçi.

Postimi

Çdo shpifje të hedhur në drejtimin tonë nga aktorët e SHQUP-it, e që kazani politik e mediatik u jep zë pa asnjë verifikim edhe kur vërtetohen si të rreme, a qoftë edhe nga kazani i profileve zyrtare digjitale, ne do ta padisim në gjykatë.

Swiss Digital Desktop Reklama

TË ARDHURAT NGA ÇDO SHPIFJE PËR FONDIN E EDUKIMIT??

Swiss Digital Mobile Reklama

Shenim: Sipas ligjit papagalli mban pergjegjesi per ate qe thote. Keshtu qe edhe papagalli Luciano do te paditet neser per shpifjen e sotme. Ndersa pyetja qe kam per ata qe e publikojne kete shpifje: Cfare ju kushton te vertetoni se numrat e fluturimeve te shpifjes ne fjale, jane avione linje, jane fluturime zyrtare? Apo ndonje ka merak se mos i bie audienca po nuk beri papagallin e papagajve, duke shperndare “fake-news”?”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?