FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Skandali/ Qeveria i jep privatit “Syrin e Kaltër”, për 600 euro në muaj

Pas koncesioneve në ndërtime dhe vepra publike, qeveria “Rama” ka nisur me vrull abuzimet dhe me pasuritë natyre. Këshilli i Ministrave ka vendosur të japë së fundit me koncesion (qera) zonën turistike të “Syrit të Kaltër” në Sarandë.

Ministria Mjedisit dhe e Financave që kanë nisur procedurën, në një njoftim thonë se qëllimi i dhënies së kësaj prone privatit është përdorim për ushtrimin e një veprimtarie ekonomike e cila të gjenerojë të ardhura dhe punësimin e banorëve të zonës.

Sipas njoftimit të Financave, objekti jepet me qira vetëm duke ruajtur destinacionin e tij fillestar, që është ushtrimi i veprimtarisë turistike në fushën e akomodimit turistik. Sipas informacionit, pasuria që administrohet nga shoqëria “Albturist T.O” sha, ka një sipërfaqe totale prej 470 metra katrorë, nga të cilat 220 metra katrorë janë objekt dhe 250 metra katrorë sipërfaqe funksionale, me vendndodhje në Syrin e Kaltër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këtë procedurë, qeveria ka përcaktuar dhe çmimin për qiranë mujore, 600 euro dhe fituesi do t’a marrë për 10 vite në përdorim.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?