Skandali, Rama propozon për ministër një Gjeneral aktiv

Me propozimin e Sandër Lleshi si ministër të Brendshëm, duket se kryeministri Edi Rama është përfshirë në një puç kushtetues. Rama pranon se Lleshi vazhdon të jetë ende Gjeneral aktiv, e duke e ditur këtë fakt sërish kryeministri i Shqipërisë e ka propozuar atë për ministër të Brendshëm.

Kushtetuta e Shqipërisë e ndalon në mënyrë kategorike emërimin e një ushtaraku aktiv në një detyrë civile e jo më si Ministër. Një ministër i Brendshëm, nuk mund të jetë asnjëherë ushtarak aktiv e aq më tepër një Gjeneral i Forcave të Armatosura.

Ja çfarë shkruante Edi Rama:

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke qenë se Presidenti ka publikuar shkresën me pyetjen e tij të ndarë në plot 14 pyetje, ja edhe shkresa ime lidhur me pyetjen e Tij. Kjo ka bashkëlidhur një kërkesë të gjeneral Sandër Lleshit për Presidentin, e cila e shterron fare këtë vorbull të panevojshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?