Skandali “Tirja”/Dyshime për skemë zhvatjeje, mjekë e infermierë të përfshirë

Prokuroria e Tiranës zgjeron hetimet mbi personelin shëndetësor në spitalin “Shefqet Ndroqi” pas zbulimit të skandalit ku sanitarja Tire Alldervishi i mori 8 milion lekë vajzës së një pacienteje, e cila ndërroi jetë nga Covid-19.

Sipas Prokurorisë ka dyshime se Tire Alldervishi ka bashkëpunuar me mjekë dhe infermiere dhe këto dyshime ngrihen për faktin se ajo herë pas here i ka dhënë vajzës së pacientes receta me ilaçe që ajo duhet të blinte për të ëmën. Për të konfirmuar nëse këto ilaçe janë përdorur për mjekimin e pacientes prokuroria ka sekuestruar kartelën mjekësorë të pacientes, librat e shërbimit që do të konfirmojë turnet e mjekëve dhe infermierëve në 24 orë.

 

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu janë sekuestruar telefonat celularë të së dyshuarës dhe vajzës që e ka denoncuar si dhe pamjet filmike të Covid 2. Prokuroria ka dyshime se gjendet përpara një skeme zhvatjeje ndaj pacientëve prekur nga Covid19.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?