SMS nga burgu për Bastet/ Rama: As në ëndrrën më të keqe, s’e keni parë përgjigjen që do merrni
Ashtu siç ishte parashikuar, projektligji për “Lojërat e fatit”, i cili i hap rrugë mbylljes së aktiviteteve të kazinove dhe basteve pas 31 dhjetorit, pritet të miratohet ditën e sotme në seancën e Kuvendit.
Pavarësisht se në rend të ditës do të jetë edhe votimi i këtij ligji, opozita sërish nuk merr pjesë në Parlament duke bojkotuar për të disatën herë seancat plenare.
Nga foltorja e Kuvendit, kryeministri Edi Rama deklaroi se ajo që po bëhet sot është gjëja e duhur për një shoqëri të prekur masivisht nga fenomeni i basteve.
Sipas Ramës, mbi lojërat e fatit operonin në vend me 5 mijë pika të paligjshme, ku shumica e pronarëve janë me precedentë penalë.
Në fjalën e tij në parlament Rama iu kthye edhe një herë deklaratave të tij mbi kërcënimet e deputetëve për bastet sportive, kërcënime që sic tha kryeministri orkestroheshin nga burgu.
“Respekt për të gjithë ata që kaluan një periudhë stresi të vecantë me shumë sms të llojeve të ndryshme dhe atyre që i kanë cuar ato sms që i kanë porositur nga jashtë apo brenda burgut iu jap një përgjigje tani me ndalimin e bixhozit dhe në vijim do u japim përgjigje të njëpasnjëshme sic nuk i kanë parë në ëndrrën e tyre më të keqe. “ u shpreh Rama.
Kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit deklaroi se shumica e pronarëve të pikave të basteve janë persona me precedentë penale.
Teksa u ndal gjerësisht tek efektet pozitive që do të sjellë ligji për ‘Lojërat e fatit’, i cili pas 31 dhjetorit do të mbyllë bastet dhe kazinotë, Rama thumboi edhe opozitën. Ai tha se për asnjë arsye në botë sot opozita nuk mund të mungonte në Kuvend, përveçse marrëzisë.
“Shumë nga pronarëve të basteve janë me precedentë penale. Siç e theksoi edhe kryetari i komisionit të Ekonomisë është e pavërtetë ajo çka është trumbetuar me të madhe gjatë kësaj periudhe se pas operacionit ‘Fund i marrëzisë’ marrëzia nuk është mbyllur. 5 mijë pika të paligjshme operojnë në vende qindra miliona lëvizin aso kohe jashtë të gjithë kanaleve të ligjit. Ajo që ne bëjmë sot është kundërpërgjigja e duhur ne emër të një shoqërie të prekur nga ky fenomen që sjell sëmundje dhe q ë ka përhapur një kacer social në të gjithë territorin për shkak e ka qenë i tëri jashtë kontrolli të duarve të vetme që qarkullojnë këtë veprimtari. Nga ana tjetër kemi qenë në këtë sallë kur kemi bërë përpjekjet e parë për të parandaluar kazinotë elektronike. Dhe jemi të gjithë, të paktë ata që ishin të pranishëm në sallë gjatë mandatit të parë të vetëdijshëm se nuk ia dolëm dot të votojmë në bllok. 68% e lojtareve aktiv që janë në botën e basteve e kanë nisur lojën nga 10-15 vjeç. Kjo mjafton për të qenë të gjithë të bindur se ky vendim nuk është vendim i PS për socialistët. Por është vendim ku për asnjë arsye në botë s’mund ta mbante përveç marrëzisë opozitën jashtë kësaj salle sot. Është një vendim i cili ka një dobi të jashtëzakonshme dhe të shumanshme. I dobishëm për të mbrojtur ekonominë dhe familjen”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama bëri publike një fakt që deri tani nuk ishte publikuar për lojrat e fatit. Në Kuvend ai tha se në bashkitë e vogla, klinetë të rregullt basteve janë personat me ndihmë ekonomike, por kjo tha kryeministri nuk do të tolerohet.
“Pikat e basteve në qytetet më të vogla kanë si klientë të pandarë një numër të konsiderueshëm burrash apo djem nga familje me ndihmë ekonomike. Ndihma ekonomike merret dhe hidhet në bixhoz. Kjo është arsyeja pse duhet të forcojmë ligjin për ndihmën ekonomike. Së pari të garantojmë që s’ka burrë që prek ndihmën ekonomike. Ndihmën ekonomike do ta marrin gratë ta cojnë në shtëpi. Nga ana tjetër duhet në ligj të garantojmë se pas mundësisë së dytë për punë të refuzuar t’i e humbet ndihmën ekononike dhe nuk mund të regjistrohesh si i papunë muajin e ardhshëm, por vitin e ardhshëm”– theksoi kryeministri Edi Rama.
Rama nuk i ka kursyer ironitë me opozitën. Ai hodhi poshtë zërat që sipas opozitës me mbylljen e basteve “dardha do ta ketë bishtin mbrapa”. Gjithashtu, me ironi tha se po të ishte për baste, s’do kishte asgjë që të konkurronte golat e shpifjeve të Partisë Demokratike.
“Kazan më kazan, portal më portal, kanal më kanal, nga lloj lloj personazesh që e rrokanisën kokën e këtij populli me teorinë se kjo mbyllje është një dardhë që e ka bishtin prapa, duke i thënë njerëzve se po mbyllen bastet sportive, edhe për kacafytje gjysmë-gjelash do kishin vënë bast. S’do kishte gola, kush shpif më shumë nga PD, që të konkurronin golat e shpifjeve të PD. ¼ e lojtarëve pranojnë që tpaktën 1 herë kanë dashur të vrasin veten. Gati gjysma e lojëtarve thonë që jeta e tyre familjare është stres i vazhdueshëm për të gënjyer për të fshehur skedina, që pason pastaj me skandale e divorce. Dicka tjetër që nuk e kam thënë është ajo që thonë kryetarët e Bashkive të qyteteve më të vogla. Pikat e basteve kanë si klientë të pandarë një numër të konsiderueshëm burrash apo djemsh nga familje me ndihmë ekonomike” , tha Rama.
Lajmi në përditësim
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/2164987993740078/
KOHA JONË SONDAZH

