“Sondazhet janë të qartë, opozita e bashkuar fiton. LSI është forcë përcaktuese”

Ish-ministri Kastriot Islami shprehet se mesazhet që sondazhet japin për zgjedhjet e 26 shkurtit janë të qarta për fituesit e zgjedhjeve. Islami shprehet se dy janë përfundimet kryesore të anketimeve. E para, që opozita e bashkuar fiton zgjedhjet dhe e dyta, që LSI është forcë përcaktuese për fitoren.

“Të nderuar miq, me poshtë do të gjeni një koment për sondazhin e paraqitur per te dytën here brenda muajit nga RTV ORA te kryer nga Dr. NOTO… Kjo kompani ka kryer sondazhe edhe para zgjedhjeve të tjera dhe mund të konsiderohet e “sakte”… Kjo nuk do të thotë që votuesit të orientohen nga ky sondazh… Nga ky sondazh dalin disa përfundime:

1) Opozita e bashkuar është maxhorancë fituese.

Swiss Digital Desktop Reklama

2) LSI është forcë politike përcaktuese;

Swiss Digital Mobile Reklama

3) Ka ende shumë të pavendosur, 30 për qind në 19 janar dhe 27 për qind në 23 shkurt!

Mesazhi është i qartë: opozita e bashkuar duket se po marshon drejt fitores, por duhet pune e përditshme që kjo fitore të triumfoje e përmbyllet ne 25 prill!”,– shprehet Islami në komentin e tij në rrjetet sociale

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?