Spahiu: Ja se si manipulon Rama me punësimet e reja
Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Përparim Spahiu, denoncoi atë që e cilësoi si propagandë qeveritare në lidhje me punësimin në vend, duke e ilustruar me një grafik të EUROSTAT.
Dekalarata e plotë:

“Ky grafik tregon shumë. Janë të dhënat e Eurostat. Tregojnë jo vetëm që jemi më të varfërit në rajon por jemi edhe më keq me vehten, krahasuar me një vit më parë.
Të ardhurat për frymë e shqiptarëve janë sa 29% e mesatares së Bashkimit Europian, nga 30% që ky tregues ishte një vit më parë.
Normal që nëse të ardhurat janë më të pakta edhe komsumi do të jetë më i ulët. Konsum më i ulët do të thotë më pak prodhim a shërbime, do të thotë më pak punë e normalisht më pak të punësuar.
Tani lind pyetja:
Ku ti gjejmë të punësuarit e njoftuar nga KM pak ditë më parë si arritjen më të madhe të shumë qeverisjeve…?????”,- shkruan Perparim Spahiu.
KOHA JONË SONDAZH

