Spahiu: Kryeministri flet përçart. Shqipëria nuk ka projekt tjetër veç BE

Kryetari i LSI-së në Tiranë, Përparim Spahiu ka reaguar për deklaratën e kryeministrit Edi Rama dje në Korçë, i cili tha se Shqipëria do të shkojë drejt tregjeve të Lindjes.

Spahiu e cilëson të rrezikshëm këtë qëndrim të Edi Ramës dhe argumenton se përse kjo qeveri duhet larguar më 25 prill.

“Maksimumi që kjo qeveri mund të eksportojë janë luksi dhe babëzia e ministrave të vet. Ka kohë që KM po flet përçart. Nuk ka asgjë të keqe kur dikush flet përçart, e keqja është se ai sot përfaqëson qeverinë e Shqipërisë.  Jo edhe për shumë kohë. Më 25 prill, nisim kurën edhe për të”,- deklaron Përparim Spahiu.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i plotë në Facebook i Përparim Spahiut:

Swiss Digital Mobile Reklama

“Nuk presim BE, do orientohemi në tregjet e Lindjes për eksport”.

Thagmën e radhës e nxori kryeministri nga goja në Korçë.

Sa shumë gafa në kaq pak fjalë!

E para, nuk “presim” neve BE. BE është aty, ne duhet të plotësojmë kushtet dhe të meritojmë anëtarësimin. Ndaj, nuk “presim” ne BE. E kundërta. BE na pret neve.

E dyta, do orientohemi “në Lindje”. Haha. A thua ka frikë BE se Shqipëria e Sulltanit do orientohet drejt lindjes? Po ku kanë shqiptarët projekt tjetër përveç Europës? Nuk kanë. Ku do integrohen, në Azi?

E treta, nuk presim BE, do “eksportojmë në Lindje”.

Thua e përmbytëm Europën me eksportet tona dhe tani do ja heqim racionin dhe do ja japim Erdoganit. Dhe Turqia dhe Dubai mezi po presin eksportet tona.

Maksimumi që kjo qeveri mund të eksportojë janë luksi dhe babëzia e ministrave të vet.

Ka kohë që KM po flet përçart. Nuk ka asgjë të keqe kur dikush flet përçart, e keqja është se ai sot përfaqëson qeverinë e Shqipërisë.

Jo edhe për shumë kohë. Më 25 prill, nisim kurën edhe për të.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?