Spahiu: Opozita është një dhe ka mision të qartë! Boll më me shtetin e oligarkëve dhe pushtetarëve të korruptuar!

Kreu i LSI-së në Tiranë, Përparim Spahiu shprehet se firmosja e koalicionit opozitar është preludi i fitores së zgjedhjeve më 25 prill.

Reagimi i Përparim Spahiut në Facebook:

“Koalicioni paszgjedhor i nënshkruar sot nga kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi dhe kryetari i PD, Lulzim Basha është preludi i përmbysjes së madhe dhe fitores së opozitës së bashkuar më 25 prill.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përkundër çdo zëri kukuvajke në kampin e Rilindjes, opozita është Një sepse ka një qëllim të përbashkët, përmirësimin e cilësisë së jetës së çdo shqiptari pavarësisht nëse jeton në jug a veri dhe pavarësisht se kë voton.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me fitoren e koalicionit opozitar, fiton Shqipëria.

Boll më me shtetin e oligarkëve dhe pushtetarëve të korruptuar!

I pari është interesi qytetar, rikthimi i legjitimitetit të institucioneve, rritja e sigurisë publike, punësimi i mirëpaguar dhe arsimi e shëndetësia e standardeve të denja.

25 prilli është dita jote, është dita jonë. Dita kur Shqipëria bëhet përfundimisht, shtëpia e përbashkët!”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?