FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Spaho: S’ka marrëveshje me Ramën, 30 qershori është djegur

”Nuk ka asnjë marrëveshje dhe nuk po zhvillohen diskutime për një të tillë”. Kështu thotë nënkryetari i PD-së, Edmond Spaho, i ftuar në studion e Ditarit, në A2 CNN.

“Këto janë spekulime, qëndrimi i PD-së është fare i qartë: me Edi Ramën Kryeministër, apo drejtues të një qeverie tranzitore, nuk do të ketë negociata. E para gjë që duhet të bëjë Edi Rama është të japë dorëheqjen, të tërhiqet nga Qeveria. Më pas partitë politike bien dakord për qeverinë tranzitore, ose të përkohshme dhe caktojnë detyrat dhe afatet”, tha Spaho.

Kryeministri Rama e ka bërë të qartë që nuk do të ketë negociata lidhur me datën e zgjedhjeve por për Spahon, edhe nëse arrihet marrëveshje, duke u tërhequr Rama është e pamundur.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kur ndeshen diktatorët me qytetarët, gjithmonë fitojnë qytetarët. Ne nuk duam që vendi të shkojë në përplasje civile. Kemi propozuar një platformë, por nuk pranojmë të ulemi në bisedime me atë që ka vjedhur zgjedhjet. Edhe sikur Kryeministri të largohet, 30 qershori është djegur sepse zgjedhjet e lira e të ndershme nuk bëhet për 3-4 javë”, tha Spaho.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?