Studentët: 9 pikat të plotësohen me amendamente në Parlament, s’besojmë në VKM

Pas festave të fundvitit, studentët kanë rinisur fuqishëm protestat. Zgjidhjen e dhënë nga kryeministri nuk e pranojnë pasi e duan me votën në parlament dhe jo me vendim të këshillit të ministrave. Në protestën e sotme atyre u janë bashkuar dhe qytetarë, banorët e Astirit, minatorë , përfaqësues të shoqërisë civile, artistë etj.

Prej orës 10:00 vijon protesta e studentëve para Kryeministrisë, të cilët kërkojnë nga kryeministri të amendojë ligjin e arsimit të lartë. Sipas tyre, VKM e miratuar nga Rama mund të ndryshojë çdo moment, ndaj për kërkesat e tyre kërkojnë “vulën” e parlamentit.

Nuk do ta lejojmë më këtë ligj të jetë në fuqi. Ky ligj vazhdon dhe merr gjakun e prindërve tanë.Sot duhet të jemi më të bashkuar se kurrë. Nesër ne do të na merret e ardhmja dhe rinia. Qëndroni të bashkuar. Kjo protestë është për të gjithë rininë, studentët, të gjithë gjimnazistët. Nëse nuk ngrejmë zërin sot, nesër do të jemi një hiç”, shprehet një nga studentët.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Edhe Zoti është me ne, shikoni çfarë dielli. Kuptojeni paketën e Kryeministrit. VKM ndryshon me vullnetin e Kryeministrit në çdo moment. Paketa që na propozon me kushtin e  anglishtes falas përveçse nuk na ndihmon, na fyen inteligjencën. Ne nuk jemi vetëm për veten tonë, por mendojmë dhe për brezat e ardhshëm. Ne kërkojmë që pozitë dhe opozitë të na mbështesin me vepra, duke shkuar në parlament të amendojnë ligjin me 3/5 në mënyrë që kushdo që të vijë në qeveri të mos guxojë ta prekë ligjin e arsimit të lartë. Më kanë ardhur mesazhe nga prindër të studentëve në Tiranë dhe rrethe, janë kontaktuar duke i shantazhuar që fëmijët e tyre të futen nëpër Fakultete”, shprehet më tej ai. 

Swiss Digital Mobile Reklama

“Të keni turp e faqe të zezë, ju kriminelë, ordinerë, hajduta, të korruptuar! Ne nuk ndalemi, do të fillojmë më fuqisëhm, protesta nuk do të ndalen deri në realizimin e kërkesave. Boll më me emigracion, ne duam të jetojmë këtu në vendin e Rilindasve të vërtetë jo rilindasve hajdutë, sharlatanë, maskarenj, pa pikë cipe.Zoti është me ne, populli është me ne, qëndroni të fortë!”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?