Studentët shpallen “Personazhi i Vitit 2018”

Studentët e protestave të dhjetorit janë zyrtarisht Personazhi (ose në këtë rast
personazhet) e Vitit 2018.

Pasi dhanë propozimet e tyre mbi Personazhin e Vitit 2018, shqiptarët votuan sërish
listën me dhjetë persona për të përzgjedhur rrjedhimisht një triumfues të vetëm. Top
Channel, që organizon edhe sondazhin e përvitshëm, publikoi pak më parë
rezultatet.

Me 37.62% të votave, studentët dhe kauza për arsim më të mirë zunë vendin e parë.
Momentalisht, protestat janë pezulluar, por me gjasë do të rikthehen edhe sërish e
më fort në 2019-n, nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në vend të dytë qëndron imami Elvis Naçi, me 20.3% të votave. Në vend të tretë, me
17.02% të votave, u rendit gazetari dhe autori Marin Mema.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa përkatësisht në vendin e katërt, pestë e me radhë qëndrojnë Edi Rama, Arbër
Hajdari i Fundjavë Ndryshe, Dua Lipa, Erion Veliaj, Flori Mumajesi, Taulant Muka dhe
Lorik Cana.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?