FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sulmi ndaj zyrave të PD në Tiranë, Agron Shehaj: Dhuna frymëzohet nga Edi Rama

Ditën e sotme, persona të paidentifikuar nga policia, kanë sulmuar zyrat elektorale të Partisë Demokratike në njësinë nr. 7 në Tiranë. Drejtuesi Politik i PD në degën 7 në Tiranë, Agron Shehaj, shprehet se dhuna ndaj opozitës është frymëzuar nga kreu i qeverisë Edi Rama.

“Ditët e fundit jemi të gjithë dëshmitarë për sulmet ndaj aktivistëve të Partisë Demokratike dhe zyrave elektorale të Partisë Demokratike. Kjo zyrë e Partisë Demokratike në zemër të Tiranës është sulmuar, është dëmtuar rëndë natën e kaluar. Këto sulme janë të gjitha të frymëzuara nga Edi Rama dhe janë shenjat e qarta  të panikut nga humbja. Edi Rama duhet sa më shpejt  të dënojë dhunën  dhe të ndalë  rritjen e dhunës ndaj nesh . Edi Rama dhe njerëzit e tij nuk kanë për të na trembur. Ne të gjithë bashkë  do vazhdojmë të punojmë deri në datën 25 Prill. Në datën 25 Prill Edi  Rama do humbasë dhe Shqipëria do të fitojë dhe ne të gjithë së bashku do fillojmë të punojmë për njerëzit”,- deklaroi Agron Shehaj.

Lexoni edhe…

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?