Takimet në Bundestagun, Gjylameti: Vlerësim për reformën në drejtësi

Një delegacion nga Kuvendi i Shqipërisë zhvilloi një vizitë treditore në Gjermani ku patën një sërë takimesh të rëndësishme me përfaqësues të Qeverisë dhe të Bundestagut gjerman.

Temat kryesore të këtyre takimeve ishin ecuria e Reformës në Drejtësi dhe Vettingu i gjyqësorit, Reforma Zgjedhore, ku vetë qeveria gjermane është investuar, si dhe rezultatet e fundit konkrete të Shqipërisë në luftën kundër krimit të organizuar dhe sigurisë publik. Përmes një mesazhi në tëitter, deputetja socialiste e cila është njëherësh edhe Kryetare e PS për Tiranës Blerina Gjylameti thekson se Shqipëria mori përgëzime për rezultatet e Reformës në Drejtësi, Vettingu-n, luftën ndaj krimit të organizuar, si edhe përcollëm vendosmërinë tonë për të vazhduar më tej. “Në mbështetje të aspiratës europiane Në tryezë takimi me deputetët e Bundestag,Herbert Hirte dhe reporterin për Shqipërinë Thortsen Frei. Shqipëria mori përgëzime për rezultatet e Reformës në Drejtësi, Vettingu-n, luftën ndaj krimit të organizuar, si edhe përcollëm vendosmërinë tonë për të vazhduar më tej. Inkurajim për të miratuar sëbashku me opozitën draftin e reformës zgjedhore të paraqitur në Kuvend”, shkruan deputetja socialiste Gjylameti.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?