Taulant Balla: E kemi një listë përfundimtare për Presidentin, por nuk më lejohet të jap emra

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka deklaruar nga Fieri se edhe pak orë e do të merret vesh emri i kandidatit të mundëshëm për Presidentit të ri të Republikës.

Balla nuk ka folur për emra konkretë, por theksoi se PS ka një listë përfundimtare.

Mos hyni për diskutimin e emrave edhe për pak orë. PS do të mbledhë kryesinë në orën 17 dhe do të zhvillohen disa diskutime që i kemi zhvilluar në disa mbledhje të njëpasnjëshme dhe në fund të këtij procesi do të shkojmë edhe në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, prej ku buron edhe mbështetja që përcakton kushtetuta. Duhen 20 firma deputetësh që të hysh në garë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ne kemi një listë përfundimtare, e cila do të marrë edhe shqyrtimin nga kryesia dhe vendimin përfundimtar të grupit parlamentar. Mua nuk më lejohet të hyj në asnjë diskutim emrash në këto momente sepse askush prej nesh nuk ka të drejtën të kalojë mbi kompetencën e kryesisë e të grupit parlamentar”, deklaroi Balla.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?