Të dhënat e INSTAT, Spahiu: Ta gëzojmë rritjen ekonomike që s’përkthehet në mirëqenie të shumicës së varfër
Të dhënat e publikuara nga Instituti i Statistikave tregon se hendeku mes të pasurve dhe të varfërve po vazhdon të thellohet, ndërsa të pasurit janë më të pasur, të varfërit janë varfëruar më shumë.
Deputeti i LSI-së Përparim Spahiu, me anë të një reagimi në rrjetet sociale shkruan se e besonte edhe më parë se përmirësimi i jetës së shqiptarëve nuk kishte ndodhur siç thotë qeveria.
Ndërsa bën krahasimin me vitin 2015 ku shpenximet për konsum të familjeve që përbëjnë 10 për qindëshin më të pasur të shoqërisë u rritën me 14,6 % krahasuar me 2015-ën. Ndërsa për 90 për qindëshin e familjeve të tjera ato u rritën me 0,6 %, duke dëshmuar kështu që rritja ekonomike nuk është përkthyer në mirëqënie të shumicēs së varfër.
POSTIMI I PLOTË:
Një nga pyetjet drejtuar sot ministrit të financave ishte se a u përmirësuar jetesa e shqiptarëve në vitin 2016, pasi unë besoja fort që nuk kish ndodhur sepse e shohim dhe e kemi përpara syve çdo ditë realitetin…!!!
Se si u përgjigj ai mund ta gjeni në debatin për buxhetin faktik 2016 në Komisionin e Ekonomisë ndërsa të vërtetën e dhimbshme e tha INSTAT:
“Shpenzimet mesatare për konsum të familjeve që përbëjnë 10 për qindëshin më të pasur të shoqërisë u rritën me 14,6 % krahasuar me 2015-ën. Ndërsa për 90 për qindëshin e familjeve të tjera ato u rritën me 0,6 %,” raportoi INSTAT.
Vitin e kaluar çmimet në treg, të shprehura sipas treguesit zyrtar të inflacionit u rritën me 1.3 për qind. Kjo do të thotë se 90 për qind e familjeve kanë blerë 0.7 për qind më pak se sa një vit më parë”.
Ta gëzojmë konsolidimin fiskal, tatime e taksa që veç janë rritur e vazhdojnë të rriten..!!
Ta gëzojmë dhe rritjen ekonomike që nuk pērkthehet në mirëqënie të shumicēs së varfër…!!!
KOHA JONË SONDAZH

