Të rinjtë e opozitës, protestë në Durrës
Një protestë është zhvilluar paraditen e sotme nga Forumi Rinor i Partisë Demokratike në qytetin e Durrësit.
Protesta e cila po zhvillohet përballë ambjenteve të “AKU”-së, ka për qëllim një lloj sensibilizimi dhe ngritjen e pakënaqësive ndaj ushqimeve të pakontrolluara që qarkullojnë në tregjet shqiptare duke filluar nga perimet me pesticide e deri tek produktet e tjera të mishit të pakontrolluara.
Të rinjtë madje kanë marrë iniciativën të kryejnë disa analiza për të treguar hormone që përmbajnë dhe shkallën e rrezikshmërisë që paraqesin këto produkte për konsumatorët.
Duke protestuar me pankarta në duar që shkruajnë: ” AKU zgjohu” , “Domatet si vipat e bllokut” dhe postera të tjerë, të rinjtë e FRPD-së po godasin me domate godinën e AKU-së.
KOHA JONË SONDAZH

