FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Të ulen pensionet”. Ylli Rakipi: Njëlloj sikur pensionistët t’i zërë koronavirusi

Ideja e hedhur nga ish- Ministri i Shëndetësisë për të ulur pensionet dhe pagat në mënyrë që të përballohet kriza prej pandemisë së Covid-19, ka shkaktuar reagime dhe polemika të shumta.

Kjo ide e ish ministrit është komentuar edhe nga gazetari Ylli Rakipi dhe aktivisti Endri Shabani, të ftuar në emisionin “Në fokus” në “Tv T”.

Rakipi tha me ironi, se ky propozim mund të sjellë vdekjen e pensionistëve, pa qenë nevoja që ata t’i kapë koronvirusi.
“E kupton çfarë ka thënë ky? Ky ka thënë, që nëse nuk i vret koronavirusi, ti vrasim ne, t’ju heqim pensionet të moshuarëve. Të bësh këtë, është njëlloj sikur t’i zërë koronavirusi, çfarë komenti mund të bësh për këtë njeri?“, tha Rakipi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa aktivisti Endri Shabani, tha se Beqja duhet të ishte në burg dhe jo të bënte propozime të tilla.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ai ka të drejtë, ai duhet të ishte në burg sot dhe pasuria që i ka vjedhur shqiptarëve, duhej përdorur për të paguar pensionet. Duke qenë se ai nuk është në burg, bilbilon dhe ka të drejtë ta bëjë, për sa kohë nuk na paguan atë që na ka vjedhur“, tha Shabani./ TPZ.al

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?