“Teatri”/Rrëzohet dekreti i Presidentit, dërgohet për votim në Kuvend
Dekreti i Presidentit, Ilir Meta mbi ligjin për Teatrin është rrëzuar. Pritet që dekreti të kalojë sot në seancë plenare për vulën e fundit.
Në mbledhjen e sotme, kryetari i Komisionit të Veprimtarive Prodhuese, Eduard Shalsi tha se çështja për dekretin e Presidentit ështe e njohur dhe se do të kalohet për votim në seancën plenare
Ndërsa relatori Ilir Beqja u shpreh se komisioni nuk ka pse ta shqyrtojë pasi sipas tij një gjë e tillë është bërë edhe më parë.
”Bazuar në rregullore beme gjykimin e parë dhe bëmë ndryshimet që i vleresuam te nevojshme qe u votuan. Kam lexuar dekretin dhe në vlerësimin tim më shume jane lojëra fjalësh. Kemi reflektuar çfare shprehej si shqetësim nga Komisioni Europian”,-tha ai.
KOHA JONË SONDAZH

