Tension në Bularat pas vrasjes së Kacifas. Policia Greke: Nuk u vra për flamur

Mbi 150 persona mbështetës të “Agimit të artë” pritet të marrin pjesë në ceremoninë mortore të 35 vjeçarit Kostandinos Kaçifa, që u ekzekutua një ditë më pare nga forcat Renea në Bularat.

Autoritetet policore në Kakavije kanë shtuar vëmendjen për të shmangur cdo incident, pas tensionit që shoqëroi vrajen e Kaçifës. Ndërkohë, trupi I të ndjerit ndodhet ende në morg ku I është nënshtuar ekspertizës mjeko ligjore.

Familjaret e Kacifës kanë kërkuar avokat dhe hetime shtesë si dhe ekspertize lidhur me mënyren sesi ai është vrarë nga RENEA.Shkëmbimi I zjarrit po hetohet edhe nga krimet e rënda, për të parë nëse forcat special kanë vepruar conform rregullores.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë Banorët e Bularatit, ende të tronditur nga ngjarja, thonë se policia nuk duhej ta kishte vrarë 35 vjecarin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa ish ministri Spiro Ksera refuzoi të komentonte ngjarjen.

Mediat greke sot raportojnë nga burime të Policisë Greke të cilat thonë se vrasja nuk ka pasur si motiv ngritjen e flamurit grek.

Ngjarja e rëndë ndodhi të dielën, kur Kostandinos Kaçifa terrorizoi banorët duke qëlluar me armë në ajër. Ai lëshoi breshëri plumbash edhe ndaj policisë lokale e po ashtu nuk iu përgjigj as thirrjes të forcave RENEA për tu dorëzuar . Përkundrazi, për 30 minuta, ai qëlloi drejt tyre me kallashnikov, derisa gjatë shkëmbimit të zjarrit mbeti i vrarë.

Në vendin e ngjarjes u bllokua arma, një cantë me fishekë si dhe 31 gëzhoja.

Kostandinos Kaçifa njihej si një ekstremist grek i qarqeve te vorio epirit. Ne faqej e tij në facebook ai shfaqej me uniformën e trupave speciale greke dhe me mesazhe urrejtjeje ndaj shqiptarëve.

Vrasja e ekstremistit ngatërron dy shtete

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?