FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Thaçi-Batoni takojnë Ramën dhe ikin në drejtim të paditur në Rinas

Presidenti Hashim Thaçi gjatë ditës është parë diku në Shqipëri, bashkë me drejtorin e Klan Kosovës, Baton Haxhiun.

Thaçi të premten ka zhvilluar takime joformale në Shqipëri, ndërsa më vonë është nisur për një destinacion tjetër.

Në një fotografi që ka siguruar Gazeta Express, Thaçi duket se është nisur diku me mikun e tij, Haxhiun. Në fotografi shihet edhe djali i Presidentit, Endriti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë, Zyra e Presidentit nuk ka njoftuar për ndonjë udhëtim zyrtar të Thaçit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Presidenti gjatë ditës së sotme është takuar me mikun tjetër të Haxhiut, kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, me të cilën kanë uruar Vitin e Ri.

“Qoftë Viti i Shqipërisë, Kosovës dhe krejt shqiptarisë”, ka shkruar Rama mbi fotografinë ku po cakërronte gotën me Thaçin.

Presidenti Thaçi dhe Haxhiu, të cilët deklarohen si miq të mirë, kanë kaluar më herët pushime së bashku dhe kjo është raportuar në media. Verën e kaluar ata ishin mysafirë në jahtin e zëvendeskryeministrit Behgjet Pacolli. /Express/

Baton Haxhiu dhe Hashim Thaci në pushime

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?